Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ademi-Murselit, ngjarje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Shala foli mbi veprimet operative të Policisë së Kosovës, të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Sipas tij, pasi ndodhi vrasja e pretenduar si grabitje, policia në bashkërendim me prokurorinë vendosën kamera të fshehta në gjithë zonën e krimit, ku u regjistruan takime mes bashkëshortit dhe personit të cilin kishte kontraktuar për të kryer vrasjen.
“Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Për sa i përket vrasjes nuk e kemi kontekstin e plotë dhe motivet pse ka ndodhur dhe arsyet pse e kanë shtyrë të dyshuarin të organizojë një vrasje të tillë. Në aspekti organizativ ka qenë shumë e mirë, por në terren dhe zbatueshmëri ka çaluar për ta përfunduar planin e tij.
Ajo çka mund të thuhet se pasi ndodhi vrasja e paraqitur si grabitje, është se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet operative në bashkëpunim me prokurorin dhe gjyqtaren e procedurës paraprake duke vendosur kamera të fshehta në hapësirën ku ka ndodhur vrasja makabër. Nga kamerat e fshehura është bërë identifikimi dhe takimi që është bërë mes dorasit dhe organizatorit që është bashkëshorti i të ndjerës.
Pas deklarimit që është bërë në polici nga bashkëshorti se ka ndodhur një grabitje, prokuroria ka vendosur kamera të fshehta në lokalitetin ku ndodhi ekzekutimi dhe nga videot është konstatuar lidhja mes organizatorit dhe ekzekutuesit”, tha Shala.
Liridona Murseli u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Persona të armatosur i kanë ndaluar dhe iu kanë kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.
Më pas, një prej grabitësve ka qëlluar me armë në drejtim të familjes. Njëri nga plumbat ka prekur gruan duke e lënë të vdekur në vend. I gjithë plani dyshohet se ishte organizuar nga bashkëshorti i cili kishte kontraktuar vrasës me pagesë, të cilët do t’i paguante 30 mijë euro. /EuronewsAlbania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit - çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe