LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet skema e mashtrimit në Tiranë, katër persona tentojnë t’i marrin biznesmenit 35,000 euro

Zbardhet skema e mashtrimit në Tiranë, katër persona tentojnë t’i marrin biznesmenit 35,000 euro

Katër persona, të cilët hiqeshin si zyrtarë të lartë, kanë tentuar t’i merrnin një biznesmeni 35,000 euro nëpërmjet mashtrimit në Tiranë.

Në pranga kanë rënë tre persona, 34-vjeçari Afrim Radici, 41-vjeçari Gezim Çelanji, dhe 22-vjeçari Qazim Vata.


Ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari me iniciale F. Gj., i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.

“Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm”, raporton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare. /Telegrafi/