Liam Payna ka lënë të kuptohet se Zayn Malik nuk do të jetë i pranishëm në ribashkimin e përfolur të “One Direction”.

Një gjë e tillë u bë e ditur ditën e diel, kur DJ Alesso e pyeti Liami nëse edhe Zayn do t’i bashkohet grupit, shkruan Daily Mail.


“Shumica prej nesh janë në Londër. Ne jemi përpjekur të organizojmë grupin e parë FaceTime për momentin. Mund të vish dhe të zësh vendin e Zayn. Bahskoju grupit!", ka thënë Payne.

GettyImages 157933139 One Direction (Foto nga Theo Wargo/Getty Images for Jingle Ball 2012/Guliver)

Kjo dukej se konfirmonte që Zayn, i cili u largua nga grupi në vitin 2015, nuk do të marrë pjesë, përkundër fansave që spekulojnë se ai do të ishte.

Javën e kaluar Liam konfirmoi se ishte 'duke biseduar' me shokët e tij të grupit përsëri përpara përvjetorit të tyre 10-vjeçar që është sovjet.

GettyImages 1206903763 Liam Payne (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for Laureus/Guliver)

Grupi thuhet se është në bisedime për të shënuar përvjetorin e tyre të dhjetë këtë verë, por një burim ka pretenduar se planet mund të mos realizohen për shkak të angazhimeve të tyre në turne dhe izolimit për shkak të pandemisë. /Telegrafi/