LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Momentalisht Bullgaria nuk t’i thotë ‘po’ Maqedonisë së Veriut

Zakharieva: Momentalisht Bullgaria nuk t’i thotë ‘po’ Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva tha se nuk ka mënyrë që t’i themi ‘po’ nisjes së bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ajo po ashtu tha se Bullgaria nuk konteston gjuhën dhe identitetin bashkëkohor të popullatës në RMV.

“Ne e thamë qëndrimin tonë. Tani ai qëndrim është edhe në opinion. Që nga viti i kaluar, Qeveria dërgoi deklaratë në Kuvend e që u mbështet nga të gjitha partitë politike. Kjo do të thotë se qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është i ri, ashtu siç deklarojnë disa. Mendoj se kemi unitet në këtë temë”, tha ministrja Zakharieva për ‘BTV’, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo theksoi se është në interes të Bullgarisë që gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE.

“Momentalisht Bullgaria nuk mund ta miratojë kornizën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Ekziston Marrëveshje për fqinjësi të mirë që u nënshkrua në vitin 2017 e që u ratifikua në vitin 2018 dhe kjo marrëveshje nuk zbatohet”, tha Zakharieva.

Ajo shtoi se Bullgaria nuk ka pretendime për atë se si përcaktohen qytetarët e kësaj republike por edhe maqedonasit nuk duhet të kenë pretendime për historinë bullgare.

“Nuk na shqetëson vetëm historia, por edhe gjuha e urrejtjes. Mospranimi i të vërtetës historike sjell probleme serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Zakharieva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori