LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Kushti ynë për Shkupin gjithmonë ka qenë marrëdhënie të mira fqinjësore

Zakharieva: Kushti ynë për Shkupin gjithmonë ka qenë marrëdhënie të mira fqinjësore

Zëvendëskryeministrja e dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva thotë se përkrahja për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike asnjëherë nuk ka qenë pa kushte. Sipas saj ka një kusht i qartë dhe ky kusht është marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Nuk ka mënyrë që të përgatiten për në BE dhe të keni marrëdhënie bilaterale. Nuk është kriter bullgar, por një ndër kriteret për anëtarësim në BE – marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Zakharieva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo thotë se pjesa historike mes Shkupit dhe Sofjes është çështje më e vështira se sa çështje e emrit.

“Marrëveshja e Prespës është marrëveshje bilaterale. Nuk është lehtë të ndryshohet emri i vendit, por pjesa historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është më e vështirë. I gjithë identiteti dhe historike që nga ekzistimi i Maqedonisë së Veriut nga vitit 1944 është pjesë e historisë sonë të përbashkët”, theksoi Zakharieva.

Ajo thotë se Marrëveshja për fqinjësi të mirë, në të cilën është paraparë bashkëpunimi në ekonomi, turizëm, ndërlidhje infrastrukturore, kulturë, arsim po jep rezultate.

“Pas nënshkrimi të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, për nëntë muaj këmbimi tregar është rritur për 13%, por do të doja të shoh më shumë media bullgare në Maqedoni. Në fushën e kulturës po organizohen festivale të përbashkëta, shfaqje dhe teatrale”, tha Zakharieva duke cekur se në të ardhmen do të rregullohet edhe Korridori 8 që ndërlidh Sofjen me Shkupin dhe zgjerimin në vendkalimet kufitare.

Zakharieva, mes tjerash tha se që të zgjidhen çështjet e hapura nuk do të ndihmojë as diplomacia e fortë apo ajo e butë, por duhet të ketë bashkëpunim dhe balans./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori