LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm

Zaev: Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtësi kundër Covid-19.

Zaev thotë se masat kufizuese janë të domosdoshme, derisa kërkoi angazhimin maksimal të institucioneve për t’i zbatuar këto masa në vazhdueshmëri.


“Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe përparon shumë më shpejt. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kufizojmë numrin e kontakteve që ne bëjmë me njerëzit e tjerë. Ky është moment kur mobilizimi i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë është i nevojshëm në mbrojtjen e shëndetit publik, e që është përgjegjësi e secilit prej nesh. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë. Rrini në shtëpi në periudhën e ardhshme! Mos dilni nëse nuk është e nevojshme dhe mos u gruponi në asnjë mënyrë”, ka shkruar kryeministri Zaev në Facebook.

Ndryshe, duke filluar nga dita e sotme me vendim të qeverisë hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ora policore do të fillojë nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri 05:00. Gjithashtu do të mbyllen objektet hotelerike, bastoret dhe klubet e fitnesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori