LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Qytetarët dhe kompanitë të ndjekin rekomandimet e institucioneve

Zaev: Qytetarët dhe kompanitë të ndjekin rekomandimet e institucioneve

“Në një kohë kur vendi ynë dhe e gjithë bota po përballen me krizë shëndetësore, ne duhet të bashkohemi dhe dakordohemi në një prioritet të vetëm: Shëndetin i qytetarëve mbi të gjitha!”, shkruan kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Të gjitha aktivitetet e kontaktit brenda fushatës aktuale janë anuluar, ndërsa komunikimet publike janë plotësisht të personalizuara siç drejtohen nga institucionet përkatëse.


Unë u bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve dhe kompanive që të ndjekin plotësisht udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve dhe t’i përmbahen rreptësisht masave.

Institucionet janë të përgatitura, të përgjegjshëm dhe ndërmarrin hapa për të mbrojtur shëndetin publik në kohë.

Por kontrolli i plotë i situatës kërkon mbështetjen e të gjithëve. Vetëm së bashku mund të mbrohemi”, shton Zaev./Telegrafi/