LAJMI I FUNDIT:

Zaev pret që koalicioni qeveritar të zgjerohet me deputetë nga opozita

Zaev pret që koalicioni qeveritar të zgjerohet me deputetë nga opozita

Koalicioni qeveritar nuk do të ngushtohet, por do të zgjerohet, thotë kryeministri Zoran Zaev i cili është i kënaqur me vendimin e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të mbetur pjesë e Qeverisë dhe Zaev paralajmëron zgjerim të koalicionit qeveritar me deputetë të partive opozitare.

Ai thekson se shumica parlamentare do të forcohet sepse, siç tha ai, ka shumë demokratë dhe persona të ndershëm në opozitë, të cilët nuk pajtohen me politikat e ndarjes, nacionalizmit, antagonizmit në shoqëri, ndërsa Maqedoninë në periudhën e ardhshme e presin perspektiva të mira. Zaev vlerëson se vjen koha e bashkimit dhe përfshirjes së opozitës brenda.


“Unë besoj se disa deputetë do të marrin guximin të përkrahin politikat që iu duhen qytetarëve të Maqedonisë. Jam i bindur në këtë, dhe për këtë shkak pason një periudhë e përveshjes së mëngëve dhe punës në interes të qytetarëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se nuk ka asgjë kundër bashkëpunimit të Aleancës për Shqiptarët me Lëvizjen Besa në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.

Pikëpyetjet për stabilitetin e Qeverisë lindën pasi që Sela filloi koalicionin me Kasamin për garën në 12 komuna, duke dalur kundër koalicionit të mëhershëm LSDM-BDI në komunat e njejta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori