LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Në rrethana të vështira u anëtarësuam në NATO, do ta tejkalojmë edhe këtë situatë

Zaev: Në rrethana të vështira u anëtarësuam në NATO, do ta tejkalojmë edhe këtë situatë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se e përshëndet vendimin e qeverisë për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe kërkoi nga presidenti Stevo Pendrovski, që ta miratojë atë.

Ai tha se përskaj situatës së krijuar me përhapjen e coronavirusit, shteti ka marrë edhe një lajm të rëndësishëm për të ardhmen – anëtarësimi në NATO.

“Maqedonia e Veriut tashmë është anëtarja e 30-të e NATO-s. Në rrethana të jashtëzakonshme, Senati i Spanjës për herë të parë votoi nga largësia dhe pa asnjë votë kundër, e ratifikoi protokollin. Me këtë ka përfunduar edhe procesi i ratifikimit të protokollit në të gjitha vendet anëtare në kushte mjaft të rënda”, tha Zaev.

Ai theksoi se tani është momenti që fokusi të jetë tek shëndeti i qytetarëve, ndërsa shtoi se do të tejkalohet edhe kjo situatë.

“Solidariteti dhe uniteti janë armët më të forta në trajtimin e çdo rreziku. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne t’i ndjekim dhe t’i respektojmë në mënyrë të vazhdueshme masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente. Në atë mënyrë ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit tonë dhe parandalimin e coronavirusit. Edhe një herë, unë mirëpres vendimin e qeverisë për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori