LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës është hap historik dhe marrëveshje e rëndësishme në ndërtimin e fqinjësisë së mirë

Zaev-Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës është hap historik dhe marrëveshje e rëndësishme në ndërtimin e fqinjësisë së mirë

Kryeministri Zoran Zaev sot në Njur Jork për herë të parë u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në takim, Zaev ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përqendruar maksimalisht në qasje konstruktive në ndërtimin e partneritetit të ndërsjellë bazuar në miqësi dhe interes të përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e gatshme në mënyrë të plotë të zbatojë Planin aksional të intensifikimit të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, siç është paraparë në Marrëveshjen e Prespës, e cila është marrëveshje historike dhe e rëndësishme në ndërtimin e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve konstruktive mes dyja vendeve”, thuhet në njoftimin qeveritar për shtyp.


Zaev ka thënë se është respekt fakti që Greqia është vendi i parë anëtar i NATO-s që ka ratifikuar Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Në takim me kryeministrin grek Mitsotakis, kryeministri Zaev e njoftoi për përpjekjet e përforcimit të zbatimit të reformave me qëllim që të nisen bisedimet për hyrje në BE, me çka edhe pret vendim pozitiv në tetor të këtij viti. U shpreh përkrahje nga ana e kryeministrit grek për nisjen e bisedimeve me BE-në dhe u potencua se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është kyçe në avancimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Në takim është konkluduar se avancimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e këmbimit tregtar dhe investimet e drejtpërdrejta janë në interes të qytetarëve të dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori