Zaev: Kemi mbështetje të dukshme dhe të qartë politike për procesin e zgjerimit me vendet në rajon
Sot në Sofje filloi Samiti i Liderëve për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit bashkëkryesojnë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Për shkak të situatës me COVID-19, Samiti është organizuar me prezencë fizike të kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov në Sofje dhe me pjesëmarrje përmes video konferencës për pjesëmarrësit e tjerë.
Në fjalimet përshëndetëse për punën e suksesshme në Samit, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev, potencoi se ajo që për së pari herë nga fillimi i Procesit të Berlinit, bashkëkryesues janë një vend kandidat nga rajoni bashkë me vend fqinj anëtar të BE-së dëshmon se rajoni fuqishëm e pranoi këtë proces si të vetin dhe se me këtë bashkëpunim Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria siguruan platformë të shkëlqyeshme për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Kryeministri Zaev theksoi dinamikën e re në procesin e aderimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, veçanërisht pas Këshillit Evropian të muajit mars me metodologjinë të ripërtërirë negocuese dhe vendimet për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe Samitin e Zagrebit në muajin maj, si dhe me pakon për zgjerimin e Komisionit Evropian këtë vjeshtë dhe me planin serioz ekonomik dhe investues.
Zaev shtoi se bashkë me përpjekjes kryesimit gjerman me Këshillin Evropian, kjo dinamikë është mundësi e shkëlqyer që rajoni i Ballkanit Perëndimor të përparojë në mënyrë të sigurt drejt BE-së.
“Besoj që kemi impuls të ripërtërirë dhe mbështetje politike të dukshme për procesin e zgjerimit dhe për realizimin e bisedimeve aderuese. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrë sa më të mirë për të gjithë qytetarët”, theksoi Kryeministri Zaev.
Me paralajmërimin e 9 miliardë euro grante, të shtuara nga Instrumenti i ri për garanci për Ballkanin Perëndimor, me të cilin duhet të rriten investimet për 20 miliardë euro, BE-ja gjithashtu në mënyrë të guximshme e konfirmoi mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor, tha kryeministri Zaev dhe shtoi se kjo pako do të sigurojë mbështetje të madhe financiare për proceset tona reformuese dhe për transformimin ekonomik të rajonit.
“Jam shumë i lumtur se sot do të kemi mundësi të diskutojmë për drejtimet kyçe strategjike për rajonin tonë, për vizionin, për tregun e përbashkët rajonal dhe për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Mbështetja për të dyja iniciativat përmes deklaratat të liderëve të Ballkanit Perëndimor duhet të nxisin zhvillimin e rajonit, por gjithashtu edhe të përqendrohen në disa nga sfidat aktuale, ekologjike dhe shëndetësore, me potencial të madh për rritje dhe krijim të vendeve të reja të punës”, theksoi Zaev.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në fillim të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sofje tha se bazat e transferimit ekonomik, social dhe të gjelbër të rajonit tonë për vitet e ardhshme janë fuqimisht të përcaktuara dhe se rajoni gjithashtu e tregoi pjekurinë e tij për rezistencë gjatë kësaj pandemie.
“Pandemia edhe më shumë e bashkoi Ballkanin Perëndimor në luftën kundër këtij armiku të padukshëm, duke sjellë tolerancë dhe bashkëpunim dhe duke krijuar vetëdije të përbashkët se humanizmi ka përparësi para politikës”, theksoi kryeministri Zaev.
Zaev shtoi se gjatë bashkëkryesimit me Procesin e Berlinit këtë vit nxitje shtesë morën edhe disa procese tjera siç janë Marrëveshja rajonale për udhëtim me letërnjoftim, zgjerimi i linjave të gjelbra në Ballkanin Perëndimor drejt korridoreve të BE-së dhe përforcimit të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë si përgjigje rajonale për pandeminë, si dhe bashkëpunim me shoqëritë civile, veçanërisht në çështjet e lidhura me të rinjtë.
“Jam i bindur se me rezultatet e treguara gjatë këtij viti arritëm ta pasurojmë bashkëpunimin rajonal dhe ta afrojmë rajonin drejt BE-së”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili sot bashkë me Kryeministrin e Bullgarisë, Borisov, e përshëndetën punën e Samitit të Liderëve për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Përveç Kryeministrit Bojko Borisov, në hapjen e punës së Samitit të Liderëve për Ballkanin Perëndimor në Sofje fjalim mbajtën edhe Kancelarja e RF të Gjermanisë, Angela Merkel, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lajen.
Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samit e udhëheq Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj