LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i LVV-së kundërshton lirimin e serbëve të arrestuar për sulme në veri

Zëdhënësi i LVV-së kundërshton lirimin e serbëve të arrestuar për sulme në veri

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka kundërshtuar lirimin e serbëve të arrestuar, që cilët dyshoheshin për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Manxhuka tha se personat e liruar “nuk janë vetëm sulmues të gazetarëve, ata kanë qenë pjesë aktive e grupeve atje”.

“Pra, ata nuk janë persona që rastësisht janë gjendur në problem apo raste të izoluara, por aktivisht dhe në mënyrë të organizuar janë të përfshirë atje”, ka shkruar Manxhuka, transmeton Telegrafi.


Më tej Manxhuka tha se është e çuditshme vendimi për t’i liruar serbët e dyshuar për krime në veri, derisa theksoi se Kodi Penal i Kosovës, ka opsione të tjera në raste të tilla.

Lirohet nga paraburgimi edhe një serb tjetër, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri
Lexo po ashtu Lirohet nga paraburgimi edhe një serb tjetër, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

“Është vërtetë e çuditshme mënyra si është marrë vendimi për lirim të këtyre personave veçanërisht me dorëzani kur Kodi Penal ka dhjetëra opsione tjera në këto raste. Këto lirime do të jenë vetëm inkurajim që ata të vazhdojnë avazin e vjetër, ndërkaq për të tjerët stimulim për t’u përfshirë në këto raste/grupe”, tha ai.

Me lirimin e tyre sipas tij do ta kenë edhe më të vështirë që gazetarët të raportojnë nga veriu.

“Dhe me këto vendime, nuk e di si do të jenë të lirë gazetarët të raportojnë sërish nga atje. Dhe jo vetëm ata”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori