Mënyra që ka zgjedhur YouTube, për të mbajtur sigurt fëmijët në aplikacionin YouTube Kids ka sistem shumë të dobët dhe në të mund të hyjnë edhe fëmijët.

Atyre iu kërkohet të zgjedhin një problem matematikor, duke vënë rezultatin e shumëzimit të dy numrave, për disa herë me radhë, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk arrijnë t’ia dalin dhe të gjejnë rezultatin e duhur, atyre gjithsesi iu hapet ueb-faqja, vetëm se duhet të pranojnë se për këtë do njoftohet prindi i tyre.

Kjo formë nuk po duket aspak e pëlqyer, sepse fëmijët sado të vegjël që të jetë, kanë mundësi të qasen në YouTube Kids dhe të shikojnë video, pavarësisht moshës që kanë.

Të krijuarit e një platforme vetëm për fëmijë, u prit shumë mirë, meqenëse konsiderohej se fëmijët do ishin të sigurt, mirëpo gjërat nuk duket se janë përfunduar mirë. /Telegrafi/