Ata janë një nga çiftet më të përfolura në trojet shqiptare, ndërsa javë më parë konfirmuan romancën e tyre.

Fjala është për këngëtarët Young Zerka dhe Ronela Hajati, të cilët u komentuan prej vitesh por që deri më tani nuk e pohuan e as mohuan lidhjen e tyre.


Së fundmi, i ftuar në “Klanifornia”, Zerka tha se prej më shumë se pesë vitesh janë të lidhur me këngëtaren, edhe pse shpesh e kanë bërë 'lëmsh' publikun me historinë e tyre të dashurisë.

640 0 5b12d3a4b3b40 Ronela Hajati, Young Zerka

Pyetësorit të Marinës ai iu përgjigj shumë sinqerisht, duke folur kështu për herë të parë për lidhjen me Ronelën.

Marina Vjollca: Cila është arsyeja që e mbani të fshehtë lidhjen me Ronela Hajatin?

Zerka: Arsyeja është që nuk duam të njihemi vetëm si Zerka dhe Ronela, duam të njihemi si Ronela që bën këtë lloj muzike, Zerka që bën këtë lloj muzike.

Marina Vjollca: Cili është defekti i Ronelës?

Zerka: Nuk ka defekte.

Marina Vjollca: S’ka defekte?

Zerka: Jo, jo nuk ka...

Marina Vjollca: Sa bukur kur një mashkull thotë për partneren e vet që nuk ka defekte.

Marina Vjollca: Për cilën vajzë është më shumë xheloze Ronela?

Zerka: Me thënë të drejtës se besoj se është shumë xheloze tek kjo pjesë.

Marina Vjollca: Po një emër e duam..

Zerka: Te Rihanna e ka më shumë, bëj shaka...

Marina Vjollca: Po ndonjë Rihanna shqiptare nuk ka?

Zerka: Jo, akoma jo.

Marina Vjollca: Sa kohë keni bashkë?

Zerka: Që njihemi?

Marina Vjollca: Që jeni të lidhur mo..

Zerka: 5 vite, 5 vite e gjysmë...

Marina Vjollca: Vërtetë?

Zerka: Po...

Capture 4 Marina Vjollca, Young Zerka

/Telegrafi/