Ish-modelja e njohur, Yolanda Hadid është fejuar me partnerin e saj prej kohësh Joseph Jingoli.

Lajmin e bëri të ditur vetë 60-vjeçarja për revistën e njohur People.


Hadid gjithashtu deklaroi gjithashtu se partneri i saj Jingoli i kishte propozuar martesë dy vjet më parë, kur çifti ishte në Holandë.

Snapinsta.app 441437547 432997809340706 1129270230445655253 n 1080 Foto: Yolanda Hadid dhe Joseph Jingoli / Instagram

Ish-modelja u paraqit në numrin e fundit të Architectural Digest (AD), ku Jingoli përmendet si i fejuari i saj.

Ata u takuan në Pensilvani në vitin 2017, pak pasi Hadid u zhvendos atje dhe bleu një fermë.

Snapinsta.app 302290764 5432230336871569 1896110071406639583 n 1080 Foto: Yolanda Hadid dhe Joseph Jingoli

Ajo ndryshe është nëna e dy super-modeleve, Gigi dhe Bella Hadid. /Telegrafi/