LAJMI I FUNDIT:

Ymeri i quan derra Mustafën, Thaçin e Veselin

Ymeri i quan derra Mustafën, Thaçin e Veselin

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri  në një konferencë për media ka thënë se do të vazhdojnë të organizojnë protesta për kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Ymeri i ka quajtur derra kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin.

“Këta 3 po e përjetojnë veten sikur të jenë pronarë faktik të Kosovës dhe si të tillë mund të bëjnë ç‘të duan me të. Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në Fermë të Kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit, organizim represiv kundër Republikës ”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.


Ai ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të ndalej e të reflektonte karshi një kundërshtimi kaq të madh.

Ymeri po ashtu ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje edhe dy liderëve të partive tjera opozitare Ramush Haradinajt nga AAK dhe Fatmir Limajt nga Nisma që të ulen dhe të bisedojnë për format  e kundërshtimit, mirëpo siç tha Ymeri nuk ka hasur në gatishmëri nga ana e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori