LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Ndalimi i deputetit Petroviq nga autoritetet e Serbisë është shqetësues, Kosova duhet të reagojë

Ymeri: Ndalimi i deputetit Petroviq nga autoritetet e Serbisë është shqetësues, Kosova duhet të reagojë

Nënkryetari i Partisë Social Demokrate, Visar Ymeri ka reaguar sot lidhur me ndalimin dhe marrjen në pyetje nga autoritetet serbe të deputetit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Ymeri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se rrëfimi i deputetit Sllobodan Petroviq për trysninë e ushtruar ndaj tij nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë është shqetësues.


Deputeti i Kosovës, Petroviq, tregon se për çfarë e pyetën zyrtarët e BIA-s: Jam në gjendje shoku
Lexo po ashtu Deputeti i Kosovës, Petroviq, tregon se për çfarë e pyetën zyrtarët e BIA-s: Jam në gjendje shoku

“Rrëfimi i deputetit Sllobodan Petroviq për trysninë e ushtruar ndaj tij nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë është shqetësues. Ndaj kësaj duhet të reagojmë. Jo vetëm pse Serbia po vazhdon me kërcënimin, shantazhin dhe dhunën ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por edhe për shkak të qëllimit politik të kësaj lloj trysnie. Dhe ky nuk është rasti i vetëm: në të njëjtin drejtim janë edhe rastet e kërcënimeve të shumta ndaj pjesëtarëve të FSK-së të cilët janë detyruar ta lëshojnë vendin e punës”, shkruan Ymeri në Facebook.

KMDLNj: Ndalimi i Sllobodan Petroviqit nga autoritetet serbe, shkelje e të drejtave të njeriut
Lexo po ashtu KMDLNj: Ndalimi i Sllobodan Petroviqit nga autoritetet serbe, shkelje e të drejtave të njeriut

Sipas tij, këto raste dëshmojnë se Serbia ka qenë dhe mbetet problem kryesor dhe shkaktari i mos integrimit të serbëve në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.

“Sepse kështu, dhe vetëm kështu, Serbia mund t’i instrumentalizojë ata për qëllimet e veta politike. Në këtë pikë shihet qartë që interesat e Serbisë në Kosovë janë të kundërta, madje përjashtuese, me interesat e serbëve të Kosovës. Këta të fundit edhe kanë, por edhe kanë filluar ta shohin, interesin e tyre qytetarë në integrim e jetesë të përbashkët. Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Dhe duhet të marrë përgjegjësi për mbrojtjen dhe mirëqenien e të gjithëve. Secila trysni, secili kërcënim, secili akt dhune, ndaj cilitdo qytetar të Republikës së Kosovës është shqetësues dhe duhet të jetë i papranueshëm”, thekson Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori