LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit tallet keq me Diego Simeonen pas fitores ndaj Las Palmas

Ylli i Real Madridit tallet keq me Diego Simeonen pas fitores ndaj Las Palmas

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, i është kundërpërgjigjur Diego Simeones pas kritikave që ky i fundit pati në drejtim të klubit madrilen së fundmi. 

Simeone e pati cak Real Madridin pas fitores së tyre në mesjavë ndaj Celta Vigos në Copa Del Rey. 

Kalimi i Real Madridit në çerekfinale të këtij kompeticioni erdhi përmes një goli të diskutueshëm ndaj Celta Vigos dhe Simeone tashmë kishte ndezur flakën e konspiracionit. 


Tekniku argjentinas bëri me dije se vendimet që favorizojnë Real Madridin kanë ndodhur për ‘qindra vite’ dhe tashmë Ceballos i është përgjigjur kësaj deklarate. 

Florentino Perez u rizgjodh president i Real Madridit deri në vitin 2029
Lexo po ashtu Florentino Perez u rizgjodh president i Real Madridit deri në vitin 2029

Reprezentuesi spanjoll pati si pikë reference dy finalet e Ligës së Kampionëve që Atletico Madridi i humbi ndaj rivalit lokal gjatë drejtimit të tij, diçka për të cilën Ceballos beson se është ende në mendjen e Simeones. 

“Ai ende nuk i ka harruar dy finalet që i ka humbur ndaj Real Madridit”, ka thënë Ceballos pas fitores ndaj Las Palmas. 

Përndryshe, Ceballos e nisi nga minuta e parë në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Las Palmas dhe ishte një prej lojtarëve më të dalluar në fushë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori