Ylli i Man Utd ka një kërkesë për drejtuesit e Chelseat nëse dëshirojnë transferimin e tij

Kërkesa specifike e Kobbie Mainoo për drejtuesit e Chelseat nëse ata duan që anglezi të braktisë Manchester United tashmë është zbuluar.
Mainoo, i cili erdhi nga akademia e Unitedit për të bërë mbi 60 paraqitje për ekipin e parë, ka qenë në bisedime të kontratës me klubin tash e sa kohë.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027 në linjë me një marrëveshje të cilën ai e nënshkroi në shkurt të vitit 2023 dhe sipas Capology, ai mbetet njëri ndër lojtarët më pak të paguar tek ‘Djajtë e Kuq’ me vetëm 20 mijë euro në javë.
Reprezentuesi anglez momentalisht është jashtë fushave shkaku i lëndimit dhe klubi thuhet se ka hapur një raund të ri bisedimesh, aty ku kampi i lojtarit kanë kërkuar një rritje të ndjeshme të pagës.
Kjo situatë ka bërë që klubet e tjera të monitorojnë situatën e Mainoo, me Chelsean që është e etur t’i jap atij pagën që dëshiron.
Sidoqoftë, sipas një raportimi nga GiveMeSport, Mainoo po kërkon 180 mijë euro në javë tek United dhe të njëjtën do ta dëshironte edhe në ‘Stamford Bridge’.
Në rast se drejtuesit e klubit londinez ia plotësojnë këtë kërkesë, atëherë Mainoo do të bëhej lojtari më i paguar i Chelseat duke lënë mbrapa Cole Palmer, i cili përfiton 130 mijë euro në javë.
Në aspektin e negociatave me Unitedin, është raportuar se të dyja palët mund të bien dakord për një marrëveshje prej 150 mijë eurosh në javë duke përfshirë edhe bonuset./Telegrafi/



















































