Coutinho ka humbur tre kilogramë për tri ditë, Klopp i shqetësuar

227:"HULL, ENGLAND - FEBRUARY 04: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool reacts during the Premier League match between Hull City and Liverpool at KCOM Stadium on February 4, 2017 in Hull, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images) 12:"Getty Images
Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp, ka folur për gjendjen fizike të Philippe Coutinho pas fitores 1-2 ndaj Stoke Cityt.
Tekniku gjerman është i shqetësuar me kilogramët e humbur nga braziliani, pasi atij i nevojitet më shumë peshë, e gjitha kjo pasi të jetë sa më i qëndrueshëm gjatë dueleve në fushë me lojtarët kundërshtarë.
“Ai ka humbur tre kilogram në tre ditët e fundit”.
“Kjo është diçka që disa njerëz e dëshirojnë, por për një futbollist nuk është gjë e mirë”, ka thënë Klopp.
Gjithsesi mungesa e kilogramëve për Coutinhon nuk është problem, pasi ai po vazhdon me paraqitje të mira. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































