Ylli kroat i futbollit kërcënoi se do ta padisë klubit e tij aktual në Turqi, paguhet gjysma e borxhit ndaj tij

Sulmuesi kroat, Bruno Petkovic (31), kërcënoi javën e kaluar se do të largohej nga Kocaelispor në Turqi për shkak të detyrimeve të papaguara.
Tani, klubi bëri pagesën e nevojshme sot, pas presionit dhe publikimit të lajmit në media, duke zgjidhur përkohësisht situatën, raporton gazetari turk Reşat Can Özbudak në X.
Petkovic kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Kocaelispor gjatë verës, por u përball me probleme me pagesën.
🚨Kocaelispor Bruno Petkovic’e gerekli ödemeyi yaptı ve sorun ortadan kalktı. https://t.co/Nwak7fBUlz
— Reşat Can Özbudak (@resatcan_ozbdak) November 24, 2025
Sipas medias lokale Kocaeli Barış Gazetesi, sulmuesit kroat iu paguan javën e kaluar 200,000 euro dhe sot mori edhe 325,000 euro të tjera, çka e bëri tërheqjen e kërkesës së tij zyrtare për pagesë të menjëhershme.
Megjithatë, klubi ende i detyrohet rreth 125,000 euro, dhe nuk dihet se kur dhe si do të zgjidhet kjo pjesë e mbetur e borxhit.
Petkovic kërcënoi më parë se do të ngrinte padi nëse Kocaelispor nuk do të përmbushte detyrimet e veta. Sipas mediave turke, borxhi total i klubit ndaj tij ishte 650,000 euro, përfshirë 200,000 euro bonus nënshkrimi dhe 450,000 euro paga që nga fillimi i sezonit.

Sulmuesi kroat ka luajtur tetë ndeshje për Kocaelispor këtë sezon, duke shënuar katër gola.
Para se të transferohej në Turqi, Petkovic kishte kaluar përmes disa klubeve, përfshirë Dinamo Zagreb, Bologna, Hellas Verona, Trapani, Catania, Entella, Reggiana dhe Varese. Ai ka 42 paraqitje me përfaqësuesen e Kroacisë, ku ka shënuar 11 gola. /Telegrafi/



































