Ylli i Interit shkoi në ndeshje të Juventusit, u kritikuar nga tifozët dhe tani merr vendim që të mos shkojë më kurrë

Mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini, ka thënë se më nuk do të shkojë ta shikojë asnjë ndeshje të Juventusit më.
Gagliardini është kritikuar shumë pasi ai ishte në shkallët e Juventus Stadium në ndeshjen ku Bianconerët fituan kundër Barcelonës 3-0.
“Juve-Barca? Janë gjëra që ndodhin”.

“Fansat janë të lidhur me fanellën e tyre. I kam kuptuar kritikat dhe nuk do të ndodh më kurrë”, ka thënë Gagliardini.
Ai foli edhe për situatën e Donnarummas duke thënë se është i koncentruar plotësisht në Euro 2017 për 21 vjeçarët. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































