Ylli i Barcelonës udhëton me skuadrën për Londër pavarësisht lëndimit

Ylli i Barcelonës, Pedri, pritet të jetë pjesë e udhëtimit drejt Londrës për përballjen e radhës të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas.
Kjo ndodh edhe pse mesfushori spanjoll nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen, për shkak të lëndimit që e ka mbajtur jashtë fushave.
Pedri mbush 23 vjeç të martën, pikërisht ditën kur Barcelona përballet me Chelsean në “Stamford Bridge”. Sipas gazetarit të njohur Javier Miguel nga “Diario AS”, situata është e qartë:
“Pedri mund të udhëtojë në Londër për t’u çlodhur. E martja është ditëlindja e tij dhe ai do të donte ta festonte me shokët e skuadrës. Ai do të udhëtonte pa leje loje dhe është plotësisht e pamundur që të luajë”.
Pedri podria viajar a Londres para hacer piña. El martes es su cumpleaños (23) y querria celebrarlo con sus compañeros. Viajaria sin el alta y esta totalmente descartado que juegue.
— Javi Miguel Club (@fansjavimiguel) November 23, 2025
Ndërkohë që Pedri nuk do të ketë asnjë rol në sfidën e rëndësishme në kryeqytetin anglez, trajneri Hansi Flick merr një lajm shumë të mirë për repartin e mesfushës.
Frenkie de Jong, i cili mungoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos për shkak të pezullimit, do të rikthehet në dispozicion. Barcelona ia doli mbanë edhe pa dirigjentin holandez, duke triumfuar bindshëm me rezultat 4-0.
Megjithatë, De Jong pritet të rikthehet direkt në formacionin titullar për ndeshjen kundër kampionëve të Botës për klube, Chelseat, në atë që pritet të jetë një nga testet më të forta të sezonit për blaugranat./Telegrafi




















































