Sophie Turner ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Joe Jonas.

Ylli i “Game of Thrones”, 24-vjeçare ka lindur të mërkurën e javës së kaluar në një spital në Los Angeles, sipas TMZ.


Besohet se çifti - të cilët nuk kanë bërë ende një koment publik mbi lajmet - janë prindërit krenarë të një vajze që e kanë emëruar Willa.

31255896 0 image a 1 1595869990165 Sophie Turner dhe Joe Jonas (Foto: Getty Images/Guliver)

Lajmi i gëzueshëm vjen menjëherë pasi një burim i tha Entertainment Tonight se Sophie ‘mezi po pret’ të bëhet nënë’.

“Joe dhe Sophie janë të ngazëllyer që po bëhen prindër dhe kanë qenë duke shijuar procesin e përgatitjes për fëmijën e tyre”, theksoi burimi.

“Sophie dhe Joe janë përpjekur të qëndrojnë gjithashtu aktiv duke ecur dhe shëtitur”, vazhdoi më tej burimi.

31257136 8565399 image a 97 1595872993877 Joe Jonas dhe Sophie Turner (Foto: MEGA)

Të njëjtit filluan së pari të takohen në vitin 2016, në 2017 e zyrtarizuan lidhjen në Instagram, kur aktorja ndau një imazh të këngëtarit duke pirë cigare në një varkë në Miami.

Ata u fejuan në tetor të vitit 2017 dhe u martuan më 1 maj të vitit 2019 në një ceremoni private në Las Vegas. /Telegrafi/

15616694 8001013 Mrs Jonas Sophie and Joe married in front of family and friends  a 44 1581615723051 Sophie Turner (Foto: Getty Images/Guliver)