LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Cityt shihet në Barcelonë, shtohen spekulimet për një transferim të mundshëm te katalunasit

Ylli i Cityt shihet në Barcelonë, shtohen spekulimet për një transferim të mundshëm te katalunasit

Barcelona prej vitesh është duke kërkuar transferimin e Bernardo Silvës, por një gjëje të tillë ende nuk ia kanë arritur.

Katalunasit vazhdojnë të kenë interesim për mesfushorin portugez edhe për sezonin e ardhshëm dhe tanimë spekulimet veç se janë shtuar.

Një telenovelë që është përsëritur në afatet kalimtare të fundit dhe që rilind sërish me një vizitë të portugezit në qytetin spanjoll.


Bernardo Silva u kap duke ecur në rrugët e Barcelonës me një foto që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe bëri bujë në shtypin spanjoll.

Spekulimet tani janë shtuar edhe më shumë për të ardhmen e Bernardo Silvas te Barcelona, megjithatë nuk ka informacione të tjera nëse lojtari ka qenë për pushime në qytetin katalunas apo ka pasur ndonjë bisedim me drejtuesit e klubit.

Ka një klauzolë largimi në verë, mësohet se ku do të transferohet Bernardo Silva
Lexo po ashtu Ka një klauzolë largimi në verë, mësohet se ku do të transferohet Bernardo Silva

29-vjeçari ka qenë fantastik këtë edicion me fanellën e Cityt, teksa në 35 ndeshje zyrtare ka realizuar tetë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Reprezentuesi portugez ka kontratë me kampionin në fuqi të Evropës deri në vitin 2026, derisa ka një klauzolë largimi prej 58 milionëeurove nga Man City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori