Sezoni i Chelseat ka qenë me ulje dhe ngritje dhe pas një starti fantastik, londinezët kanë ngecur në luftën për titull të kampionit.

Levi Colwill këmbëngul se lojtarët e Chelseat janë duke qëndruar fort pas Enzo Maresca, pavarësisht rënies në paraqitje dhe rezultate së fundmi.


Qendërmbrojtësi anglez ka thënë se lojtarët janë mbrapa trajnerit dhe se argëtohen me të.

“Më pëlqen mënyra se si ai luan futboll. Idetë që ai sjell në stërvitje për të na ndihmuar të shkatërrojmë skuadrat, gjithçka varet nga ai".

“Ai na vendos si duhet që të dukemi mirë në fushë dhe të shënojmë gola".

“Të gjitha ndeshjet që kemi luajtur mirë këtë sezon i takon atij. Si menaxher dhe person ai është në krye".

“Mënyra se si ai na mëson çdo ditë ka qenë top. Të gjithë në dhomën e zhveshjes kënaqen duke luajtur nën drejtimin e tij.

"I dua idetë që ai ka. Ai është i mrekullueshëm", deklaroi Colwill. /Telegrafi/