LAJMI I FUNDIT:

Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, përgjithmonë mirënjohës

Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, përgjithmonë mirënjohës

Këngëtari kosovar Yll Limani ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj adhuruesve pas koncertit të suksesshëm që mbajti në Prishtinë mbrëmë.

Në një story në Instagram, ai ka shkruar: “S’kom fjalë përgjithmonë mirënjohës”, duke falënderuar fansat që i dhanë mbështetje dhe i dhanë një ngrohtësi të jashtëzakonshme gjatë shfaqjes.

Koncerti i djeshëm ishte një ngjarje e veçantë për Yll Limanin, pasi ky ishte koncerti i parë i llojit të tij, i kushtuar ekskluzivisht karrierës së tij muzikore. Aty u mblodh një numër i madh njerëzish, duke përfshirë adhurues të këngëtarit, por edhe kolegë të tij nga bota e muzikës.


Foto: Yll Limani/InstaStory

Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ndjekësit e tij, biletat për koncertin u shitën brenda 24 orëve, duke treguar një mbështetje të fortë për Yllin.

Si pasojë e kësaj kërkese të madhe, këngëtari ka vendosur të mbajë një natë të dytë koncerti më 28 dhjetor, duke ofruar mundësinë për të gjithë ata që nuk arritën të ishin pjesë e natës së parë.

Ky koncert i Yll Limanit është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke konsoliduar më tej pozitën e tij si një nga artistët më të dashur dhe më të suksesshëm të muzikës kosovare dhe shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori