Këngëtari Yll Limani ka qenë tejet aktiv këtë vit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Megjithatë ai nuk u ka dhënë fund akoma befasive për publikun, pasi për fundvit ka menduar diçka shumë speciale për fansat e tij.


Këngëtari nga Prishtina ka bashkuar kësaj radhe forcat me reperen e njohur shqiptare, Loredana Zefi, për të realizuar një bashkëpunim.

Lajmi është bërë i ditur nga vet dyshja përmes publikimit të disa fotografive enigmatike që publikuan fillimisht në rrjetet sociale.

yll1 e1671052447570

Bëhet fjalë për një imazh që Ylli dhe Loredana kanë ndarë me ndjekësit e tyre në InstaStory, ku shihen dy duar të shtrënguara fort he që e mbajnë njëra-tjetrën.

Që të dy janë shumë të pëlqyer në zhanrin e tyre, me çka edhe bashkëpunimi në fjalë ka pritshmëri të mëdha për të qenë një hit i fundvitit. /Telegrafi/

yll2 e1671052475579 Foto: Loredana Zefi/InstaStory