Ylber Ramadani me një gol nga distanca siguron fitoren e Lecces

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani shkëlqeu në ndeshjen e javës së 25-të të Serie A, duke shënuar golin e dytë në fitoren e Lecces 2-0 në transfertë ndaj Cagliarit.
Ndeshja u zhvillua të hënën mbrëma dhe rezultoi vendimtare për skuadrën nga Puglia, e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit italian.
Goli i Ramadanit erdhi në minutën e 76-të pas një gjuajtjeje të fuqishme nga jashtë zonës, duke vulosur fitoren dhe duke shënuar golin e tij të parë në këtë sezon të Serie A.
Performanca e tij tregon se ai mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe një element i domosdoshëm në mesfushën e Lecces, duke kontribuar jo vetëm me golat, por edhe me organizimin e lojës dhe mbështetjen në fazën sulmuese.
Me këtë fitore, Lecce mbetet në vendin e 17-të në tabelë me 24 pikë, por afër tyre janë disa skuadra të tjera që luftojnë për mbijetesë, duke e bërë çdo pikë të vlefshme për të siguruar qëndrimin në Serie A. /Telegrafi/




















































