Kanë filluar ditët e spektaklit në basketbollin amerikan.

Ndeshja e ‘All Star’, po afrohet ndërsa para saj është ‘Rising Star’, ku janë formuar dy skuadrave të yjeve në rritje.


Në njërën anë ishin yjet në rritje të SHBA-së, ndërsa në anën tjetër ata nga e gjithë bota që luajnë në NBA.

GettyImages 919187934 (Foto /Getty Images)

‘Team World’, ka triumfuar në këtë spektakël të basketbollit amerikan me rezultat të thellë 155-124.

Kjo ndeshje sjelli spektakël për tifozët e pranishëm në Los Angeles pasi përveç pikëve të shumta kishte edhe ngulitje të bukura dhe aksione fantastike nga të dyja ekipet.

GettyImages 919187822 (Foto /Getty Images)

Më i miri në këtë takim për ‘Tem World’, ishte Buddy Hield me 29 pikë të shënuara dhe tre asistime e tre kërcime.

Paraqitje tejet të mirë pati edhe Murray me 21 pikë e shtatë asistime si dhe kroati Dario Saric me 18 pikë të tjera.

GettyImages 919184950 (Foto /Getty Images)

Tek skuadra e amerikanëve më efikasi ishte ylli i Boston Celtics, Jaylen Brown që shpërtheu me 35 pikë e 10 kërcime.

GettyImages 919178722 (Foto /Getty Images)

Ndërkohë talenti i Los Angeles Lakers, Kyle Kuzma shënoi 20 pikë ndërsa Jayson Tatum shtoi 15 pikë të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app