LAJMI I FUNDIT:

Yee: SHBA do të bashkëpunojë me çdo qeveri të ligjshme në Kosovë

Yee: SHBA do të bashkëpunojë me çdo qeveri të ligjshme në Kosovë

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee, duke folur për Kosovën, tha se Uashingtoni do të punojë me cilëndo qeveri që del nga procesi demokratik, por se partitë duhet të respektojnë shtetin ligjor dhe të mbajnë premtimet.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Yee komentoi qëndrimin e  ambasadave të pesë vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se do të bashkëpunojnë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që punon në interesin e vendit dhe çon përpara reformat për integrimin euro-atlantik.


I pyetur nëse ishte kjo deklaratë një sinjal për institucionet dhe parlamentin që të përshpejtojnë hapat në procesin e përracktimit të qeverisë së ardhshme, diplomati amerikan tha se mendon që “mesazhi i pesëshes, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ishte se ne jemi të gatshëm dhe presim me padurim që të fillojmë të punojmë me qeverinë e re në Kosovë, për të realizuar atë që populli i Kosovës është përpjekur të arrijë për shumë vjet dhe që për fat të keq qeveria e fundit nuk ishte shumë e suksesshme për ta realizuar”.

“Bëhet fjalë për përparim të vërtetë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, në luftën ndaj korrupsionit dhe në drejtim të krijimit të një ambienti ku bizneset të zhvillohen në Kosovë dhe ku vendi të bëjë përparim drejt integrimit të mëtejshëm me Evropën, si për shembull udhëtimi pa viza. Të gjitha këto ishin të realizueshme gjatë qeverisjes së kaluar dhe për fat të keq nuk u arritën. Prandaj ne duam që t’i përcjellim një sinjal sa më herët, cilësdo qeverie që do të vijë në pushtet që ne Shtetet e Bashkuara, përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo qeveri që është legjitime, që ka të njëjtat vlera dhe objektiva bazë si ne, që janë të njohura, përfshirë integrimin, forcimin e ekonomisë, më shumë vende pune për të rinjtë, pakësimin e korrupsionit. Ne jemi të gatshëm të fillojmë të punojmë për të gjitha këto synime. Sigurisht që ne presim një partneritet të sinqertë mes qeverisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Me kemi detyrimin që të ndihmojmë qeverinë e Kosovës, për të realizuar reformat e nevojshme, ndërsa qeveria e Kosovës ka detyrimin të jetë serioze, dhe disa herë e guximshme, një qeveri e përgjegjshme që është sinqerisht e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të shënuar përparim dhe jo thjesht të shkaktojë vonesa, ngecje dhe të luajë lojra politike, por të jetë serioze për të hedhur disa hapa konkretë drejt objektivave të popullit të Kosovës”, tha Yee, përcjell Telegrafi.

Kur është pyetur nëse SHBA do të pranonte një qeveri me pjesëmarrjen e Vetëvendosjes, Yee përsëriti se SHBA është gatshme të bashkëpunojë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, ose në çdo vend tjetër në Evropë.

“Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve. Janë Vetëvendosja, ose partitë e tjera përgjegjëse për të gjetur konsensusin e nevojshëm që të kenë shumicën e nevojshme në parlament, që të mund të funksionojnë si qeveri. Ajo që ne kërkojmë është që qeveria e re dhe partitë që përbëjnë atë qeveri, si edhe partitë e opozitës të plotësojnë detyrimet e tyre të partneritetit. Pra nëse ne japim ndihmën që kanë kërkuar palët në Kosovë, ne do ta bëjmë pjesën tonë. Por ne presim që edhe palët atje të bëjnë pjesën e tyre, që do të thotë respektimi i shtetit ligjor, çka do të thotë jo gaz lotsjellës, jo dhunë në parlament –diçka e papranueshme nga çdo demokraci në Evropë, do të thotë të mbajnë premtimet. Pra jo të na thonë që do të bëjnë disa reforma dhe pastaj të mos ta plotësojnë atë premtim, do të thotë gjithashtu ta luftojnë pa rezerva korrupsionin, jo të shprehen se janë kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër të mbajnë zyrtarë të korruptuar në qeveri. Nëse partitë në koalicionin qeveritar në qeverinë e re, bëjnë pjesën e tyre, plotësojnë pritshmëritë tona që ne i kemi shprehur prej kohësh, ne do të bëjmë pjesën tonë, dhe do ta mbështesim atë qeveri”, tha diplomati amerikan.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori