LAJMI I FUNDIT:

Yee: Ivanov të mundësojë formimin e qeverisë së re

Yee: Ivanov të mundësojë formimin e qeverisë së re

SHBA-të ju kanë bërë thirrje të gjithë palëve në Maqedoni të jetë të gatshëm për kompromis dhe të formojnë qeverinë e re. Deklarata vjen nga Zagrebi nga zv.ndihmësi i sekretarit shtetërorë të SHBA-ve për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Brian Hoyt Yee. Ai theksoi se Washingtoni është i interesuar për stabilitet dhe prosperite në shtete në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sinqerisht shpresojmë se presidenti i Maqedonisë do t’u mundësojë deputetëve dhe partive që kanë shumicë të formojnë qeverinë e re sa më shpejtë të jetë e mundur, për shkak se Maqedonisë i duhet qeveri e cila do të vazhdojë t’i përfundojë proceset e filluara në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Yee.


Ndërsa në lidhje me rajonin ai tha se është kyçe që të vazhdohet me reforma dhe të arrihen standardet evropiane./Telegrafi/