LAJMI I FUNDIT:

Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon meritokraci dhe profesionalizëm

Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon meritokraci dhe profesionalizëm

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka mbajtur debatin e  radhës për rajonin e Pejës për pakon ligjore të reformës së administratës publike që përfshinë projektligjin për administratën shtetërore, projektligjin zyrtarët publike si dhe projektligjin për pagat.

Ky debat u organizua në bashkëpunim midis MAP, Komunëssë Pejës si dhe OJQ- “Syri i Vizionit”.


Kështu thuhet në njoftimin për media të MAP-it.

Në këtë debat sipas kësaj komunikate, pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave të rajonit të Pejës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Në prezantim para qytetarëve të rajonit të Pejës ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike përbën shtyllat e shtetit, sepse rregullon sipas tij, çështje qenësore të funksionimit tëmirëfilltë dhe demokratik të institucioneve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarit, llogaridhënien dhe transparencën e sistemit shtetërore.

Më tutje në këtë takim ministri Yagcilar elaboroi se reforma e administratës publike në Republikën e Kosovës ka për qëllim të krijojë kushte që administrata të jetë e orientuar kah plotësimi i kërkesave dhe nevojave specifike të qytetarëve dhe të punojë në interes të tyre.

Në lidhje me pakon ligjore të reformës sëadministratës publike Ministri Yagcilar tha se është një nisme legjislative e një rëndësie të veçantë edhe për procesin e integrimit evropian, dhe deklaroj se:

“Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon meritokraci, profesionalizëm dhe etikë në administratën publike dhe kështu ndërton besimin e publikut në qeverisje dhe ofrimin e shërbimeve.”

Në fjalën e tij, i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke përgëzuar Ministrin Yagcilar  tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike është një nismë jashtëzakonshme për të regulluar administratën publike të jetë transparente dhe llogaridhënëse.

“Komunat kanë një rolë të rëndësishëm në zbatimin e proceseve demokratike dhe përmirësimin e besimit të qytetarëve në shtet, prandaj edhe përkrahim përpjekjet e tilla për reformën e administratës publike”, ka theksuar Muhaxheri.

Ndërsa, sekretari i Ministrisë së Administratës Publike (MAP),  Artan Berisha shpalosi përmbajtjen e drafteve aktuale të projektligjeve dhe sqaroj qëllimet dhe fushe veprimtarinë e secilit projektligj. Më tutje sekretari Berisha deklaroj se MAP po organizon debate nëpër komunat e Kosovës jo vetëm për të konsultuar institucionet komunale, por edhe qytetarët dhe shoqërinë civile, me qëllim që të identifikohen hapësira për përmirësimnë këto tre projektligje për të ndërtuar shtylla të fuqishme të një shteti demokratik e funksional.

Në fund të debatit Yagcilar tha se MAP ka publikuar në platformën e konsultimeve publike, draftet aktuale të projektligjeve dhe gatë periudhës dy javore do të organizojmë shumë takime të drejtpërdrejta në të gjithë regjionet për tënjoftuar dhe konsultuar qytetarët, institucionet, shoqërinë civilë dhe të gjithë palët e interesuara me projektligjet  në fjalë.

Draftet aktuale të projektligjeve mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori