LAJMI I FUNDIT:

xpuna.com ofron pa pagesë shërbimet në ndihmë të bizneseve dhe papunëve

xpuna.com ofron pa pagesë shërbimet në ndihmë të bizneseve dhe papunëve

Koha e koronavirusit padyshim se ka sfiduar shtetin, bizneset dhe individët në Kosovë por jo edhe xpuna.com, të cilët kanë vendosur të lansojnë platformën e tyre xpuna.com si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj koronavirusit dhe pasojave që ka sjellur për vendin tonë.

xpuna.com, platforma më e re e cila ka për qëllim që të bashkoj punëdhënësit dhe punëkërkuesit përmes një platforme inovative e cila lehtëson procesin e rekrutimit ka vendosur që të ofroj FALAS të gjitha shërbimet e shpalljeve të punës për të gjitha bizneset që shpallin punë gjatë muajit MAJ me qëllim të përkrahjes së bizneseve kosovare dhe rritjen e punësimit tek të rinjtë.

Për më tepër, tani e tutje të gjithë punëkërkuesit dhe punëdhënësit do të kenë rastin të shfrytëzojnë një nga platformat më innovative në Ballkan të ngjajshëm me emrat më të mëdhenjë të industrisë së punësimit në botë.

Për punëkërkuesit, xpuna.com ju ofron mundësi të ngarkoni CV dhe krijoni profilin e juaj duke përcaktuar preferencat dhe pritshmëritë financiare, merrni njoftime javore/mujore lidhur me konkurset e punës si dhe aplikoni për punë me vetëm një klikim.

Për punëdhënës, platforma ofron mundësi të krijoni profilin e kompanisë, shpallni konkurse pune, intervistoni dhe menaxhoni kandidatët, rekrutoni drejtpërdrejt nga CV databaza, gjeneroni faturat, promovoni shërbimet apo produktet, shpejtë dhe mençur.

Platforma xpuna.com është falas për të gjitha bizneset të cilat shpallin konkurse pune gjatë muajit Maj. Regjistrohu në www.xpuna.com

xpuna.com është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit të saj Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE), i cili zbatohet nga Helvetas dhe MDA.

Artikull i sponzorizuar