LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi shet 1 milion telefona për vetëm 18 ditë!

Xiaomi shet 1 milion telefona për vetëm 18 ditë!

Në një postim në faqen e Facebook-ut në Indi, drejtori ekzekutiv i Xiaomi, Lei Jun ka njoftuar se momentin e ri historik të kompanisë në Indi.


Sipas këtij postimi, Xiaomi në Indi ka shitur 1 milion telefona për vetëm 18 ditë gjatë sezonës festive.

“Kur kemi hyrë në tregun e Indisë, ne kemi hasur konkurrencë shumë të ashpër. Megjithatë, kemi arritur zgjerim të pabesueshëm për shkak të vizionit tonë për sjelljen e produkteve inovative me kualitet të lartë dhe çmime shumë të volitshme.” – thuhet në deklaratën e Jun.

Më herët gjatë këtij muaji Xiaomi kishte njoftuar aksidentalisht se pajisja e tyre Mi është shitur në 500,000 njësi për më pak se tre ditë, në mes të 1 dhe 3 tetorit.

India është një treg shumë i rëndësishëm për strategjinë e globalizimit të Xiaomi dhe njëkohësisht është tregu më i madh i kompanisë jashtë Kinës.