LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi shet 1 milion njësi të Redmi Note 4 për 45 ditë

Xiaomi shet 1 milion njësi të Redmi Note 4 për 45 ditë

Xiaomi shiti një milion njësi të Redmi Note 4 për vetëm 45 ditë në Indi.

Kompania e njohur kineze Xiaomi ka njoftuar sot se ka shitur mbi 1 milion njësi të Redmi Note 4 në Indi.

Xiaomi arritur në këtë pikë të shitjeve për fabletin e saj në vetëm 45 ditë, duke e bërë Redmi Note 4 pajisjen me shitjen më të shpejtë deri tek shifra prej 1 milion njësive.

Siç është cekur nga kompania në Facebook, një njësi e fabletit të kompanisë është shitur për çdo katër sekonda.

Redmi Note 4 ofron një sërë specifikash bindëse për një çmim të volitshëm, duke përfshirë kamerën e përmirësuar dhe një dizajn më premium.

Motorola do ta lansojë Moto G5 Plus në vend nesër, me specifikat e njëjta harduerike – procesorin Snapdragon 625, së bashku me 4GB RAM dhe 64GB memorie, por duhet thënë se Note 4 ofron një eksperiencë shumë më të mirë në softuer dhe kamerë shumë më të avancuar.