Procedurat penale në parim, zakonisht zgjidhen për një periudhë maksimum prej dy vjetësh, tha sot kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, në një takim me gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai informoi se në vitin 2014, u ngritën gjithsej 34 raste të organizuara penale, nga të cilat 21 u përfunduan në të njëjtin vit, 10 në vitin 2015, 10 në vitin 2016, ndërsa dy në vitin 2017 me çka nuk ka ngelur ndonjë procedurë e pazgjidhur.

Ai shtoi se nga gjithsej 34 procedura për shpërdorim të detyrës në vitin 2014, us hqiptuan 20 dënime me burg, për 12 të kushtëzuar, për një lirim, ndërsa për një është ndaluar procedura.

Vetë numri i madh i kërkesave për ndërrim të gjyqtarëve është paraqitur nga vetë gjyqtarët, siç tha Xholev, për shkak të pjesëmarrjes së gjyqtarëve në këshilla kriminale që vendosën për vlerësimin e aktakuzës, e cila në vetvete nënkupton përjashtimin, si dhe për shkak të përmendjes në “bombat”. /Telegrafi/