LAJMI I FUNDIT:

Xhevdet Krasniqi zgjidhet kryetar i Odës së Veterinerëve të Kosovës

Xhevdet Krasniqi zgjidhet kryetar i Odës së Veterinerëve të Kosovës

Oda e Veterinerëve e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.

Sipas një njoftimi, me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Xhevdet Krasniqi, ndërsa nënkryetar u zgjodh Hasan Limani.

“Zotohem para jush se, do të përpiqem që brenda këtij mandati OVK-në ta bëjmë me ligj”, tha Krasniqi, njëherësh duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

Edhe kryetari i deritanishëm, Arben Sinani, uroi Xhevdetin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të parezervë. /Telegrafi/