Xheneta reagon ashpër për situatën e Rogertit me Mateon: Me përmend motrën e dikujt tjetër me atë gjuhë, nuk është lojë

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt.
Ky i fundit në përplasje e sipër ia përmendi motrën Mateos, një gjë shumë e ulët, që u kritikua edhe jashtë.
Ka qenë ish-banorja Xheneta Fetahu që ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të BBVA.

"Kjo nuk ishte lojë. Me përmend motrën e dikujt me atë gjuhë është niveli më i ulët, jo strategji", ka shkruar ajo.
Tutje tha: "Kur prek dinjitetin e një femre që s'është pjesë e lojës, ke kaluar çdo vijë. Çudi si s'pati reagim nga VIP-at jashtë e t'i japin zë kësaj çështje".
"Respekt për Mateon që u përmbajt", tha mes të tjerash.
Mbetet për t'u parë në vazhdim nëse do të ketë ndonjë dënim nga Vëllai i Madh për Rogertin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/03/2026
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































