LAJMI I FUNDIT:

Xhemajli Berisha shpallet “Hero i Kosovës”

Xhemajli Berisha shpallet “Hero i Kosovës”

Nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 30-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmorit të kombit, Xhemajli Berisha, në Prizren është mbajtur një akademi përkujtimore, me ç’rast presidenti i Kosovës e ka dekoruar dëshmorin me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Xhemajl Berisha ishte ndër veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare, i cili me emrin e tij bëri epokë jo vetëm në Prizren, por në të gjitha trojet shqiptare.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se në rrugëtimin sypatrembur të djemve dhe vajzave të Kosovës, epoka e lëvizjes atdhetare nga sundimi serbo-sllav me brezin e veprimtarit Adem Demaçi, e hapi epokën e re të luftës së popullit të Kosovës për çlirim dhe pikërisht në këtë kohë ishte edhe i riu Xhemajli Berisha.

“Edhe në epokën e lavdishme të Xhemaili Berishës dhe brezit të tij, i gjemë gjurmët, paralajmërimet e historisë për daljen në skenë të lëvizjes sonë kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa lëvizjen atdhetare për çlirimin e Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe dëshmori Xhemaili Berisha, nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës, nuk do të kishte çlirim të Kosovës dhe rrjedhimisht nuk do të kishte as shtet të Kosovës“, tha ai, raporton KP.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se dëshmorët duhet të jenë udhrrëfyes për neve dhe gjeneratat e reja.

“Xhemaili Berisha nuk i dëgjoi ata që thonin se nuk bën të bënim rezistencë, ai rezistoi dhe për këtë ai e dha jetën, pra në kohën kur shumë nuk guxonin të flitnin për rrezikun që i kanosej Kosovës, Xhemajli Berisha kishte guximin jo vetëm të fliste por edhe t’i rezistonte shtetit serb“, ka thënë ai.

Duke portretizuar figurën e dëshmorit, profesori Mehmet Hajrizi tha se Xhemajliu hyri në mesin e dëshmorëve që u bën shembull frymëzimi për dëshmorët e UÇK-së.

“I edukuar në një familje atdhedashëse dhe bashkohës i shumë veprimtarëve të lirisë së atdheut, lexues i pasionuar dhe njohës i historisë së kombit të vet, Xhamajliu nuk mund të shikonte anash me indiferencë fatin prej robit të popullit të Kosovës së tij të dashur. Ai mori pjesë aktive në shumë demonstrata, duke filluar nga ajo e 11 marsit të vitit 1981 për të aderuar pastaj edhe në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës“, tha Hajrizi.

Ismail Syla, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, tha se sot po nderohet fryma demaçiane.

“Vet fakti që brenda 1 muaji ne nderojmë dy kategori të personaliteteve të ndryshme, tregon se sistemi i vlerave është duke rënë në vend të vet“, ka thënë ai.

Nexhmedin Berisha, vëllau i Xhemajli Berishës, tha se dëshmorët me veprat e tyre lan gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

“Dhimbja tek ne është prezentë gjithmonë, mirëpo jemi të nderuar që qe 30 vite nderoni dëshmorin, heroin Xhemajli Berisha dhe na bëni të ndihemi krenar si familje. Për dëshmorët nuk është e nevojshme të flasim shumë, pasi ata me veprat e tyre lan gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë“, tha ai.

Në fund familjes së dëshmorit Xhemajli Berisha iu dha Urdhri ‘Heroi i Kosovës”, i ndarë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Xhemajli Berisha ka lindur më 17 prill 1958 në Brestovc të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren dhe diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Atë e torturuan në burgjet serbe më 6 prill, pastaj duke e hedhur nga dritarja në mesditë. Më pas trupin e dërgojnë në spital duke kërkuar nga mjeku Halil Berisha, që të nënshkruaj për vetëvrasjen e tij. Berisha refuzoi dhe është gjetur i vrarë pas tre muajve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori