Përfaqësuesja e Zvicrës i ka shënuar katër gola në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Panamasë.

Dy prej golave u realizuan nga futbollistët shqiptarë që e përfaqësojnë këtë shtet, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka.


Xhemaili ishte futbollisti, i cili e shënoi golin e parë dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të. Mario Gavranovic ishte asistues.

Epërsinë e dyfishoi Granit Xhaka me një gol të shënuar nga pika e bardhë.

Breel Embolo (33') dhe Steven Zuber (39') i shënuan dy golat tjerë në pjesën e parë.

Me të filluar gjysma e dytë, Zvicra e shënoi edhe golin e pestë në këtë takim.

Nuk ka dyshim se helvetikët do ta fitojnë këtë ndeshje, ndërsa pritet të shihet se me çfarë rezultati. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6gxta0

https://www.dailymotion.com/video/x6gxskg

telegrafi sport app