Xhavit Haliti: Me PDK-në më mirë edhe për studentët

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ka zhvilluar një takim me një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë.
Haliti theksoi rëndësinë e të rinjve në fushën e shëndetësisë dhe u shpreh se ata janë e ardhmja e kujdesit shëndetësor në vend.
"Sonte takova një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët janë e ardhmja e kujdesit shëndetësor në vendin tonë. Diskutuam mbi sfidat me të cilat përballen gjatë studimeve dhe praktikës, si dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të tyre akademike dhe profesionale", ka shkruar ai në Facebook.
Takimi u fokusua në sfidat që studentët përballojnë gjatë studimeve dhe praktikës, si dhe në mundësitë për përmirësimin e kushteve të tyre akademike dhe profesionale.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































