LAJMI I FUNDIT:

Xhamia e Et’hem Beut, së shpejti me shkëlqimin e vjetër

Xhamia e Et’hem Beut, së shpejti me shkëlqimin e vjetër

Xhamia e Et’hem Beut, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare, do të rifitojë së shpejti shkëlqimin e fshehur prej vitesh.

Me një financim të Turkish Cooperation and Coordination Agency, specialistë shqiptarë e turq, nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, po punojnë për rikthimin në identitet të kësaj xhamie.

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua me qëllim bamirësie më 1791. /ata/