LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi do ta udhëheq delegacionin e Maqedonisë së Veriut në vizitën në Romë

Xhaferi do ta udhëheq delegacionin e Maqedonisë së Veriut në vizitën në Romë
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, më 24 maj do eparaprijë delegacionin shtetëror për shënimin e manifestimit tradicional “Maqedonia për nder të Sh. Kirilit” në Selinë e Shenjtë në Romë.

Kryetari Xhaferi do të jetë i shoqëruar nga koordinatorët Jovan Mitreski, Nikola Miceski, Ejup Alimi, deputetja Irena Stefoska, deputeti Krsto Mukoski, Cvetanka Ivanova, Koço Angjushev, Viktor Dimovski, Vladimir Lazovski, si edhe Darijan Sotirovski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Delegacioni shtetëror do të marrë pjesë në audiencë te Ati i Shenjtë i Kishës Katolike Romake në Vatikan, me ç’rast Kryetari Xhaferi do të realizojë takim me Papa Françeskun dhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Paraprakisht, do të mbahet lutje në Bazilikën Shën Klemente në Romë, ku Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të vë kurorë me lule mbi varrin e Shën Kirilit. Një pjesë e nderimit të sivjetmë të iluministëve pansllav vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi në Romë, Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do e realizojë bashkë me Delegacionin e Republikës Popullore të Bullgarisë.

Delegacioni i paraprirë nga Kryetari Xhaferi do të marrë pjesë edhe në lutjen e Republikës Popullore të Bullgarisë në Bazilikën Shën Klemente, e mandej të dy delegacionet do të jenë të pranishme në vënien e luleve para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për
nder të Sh. Kirilit në Bazilikën Santa Marija Maxhore.

Në orët e mbrëmjes, delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Bullgarisë do të organizojnë program të përbashkët kulturor, në të cilin do të kenë paraqitje të vetë artisët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Vesna Ginovska Ilkova dhe Dino Imeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori