LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut

Kryeparlamentari Talat Xhaferi përmes një video të publikuar ka reaguar pas deklaratës së Bujar Osmanit se BDI-ja do të propozojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik. Sipas Xhaferit, ky nominim do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake.

“Me rastin e nominimit nga organet partiake që të jem bartës i funksionit të ardhshëm i Qeverisë teknike, për mua do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake për të më nominuar në këtë detyrë. Besoj se me përgjegjësi më të madhe do të përgjigjem ndaj detyrës së re që më është besuar dhe shpresoj se do të realizohen pritshmëritë e qytetarëve”, tha Xhaferi.

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër
Lexo po ashtu BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

Ai shtoi se ashtu siç ka ushtruar detyrat paraprake, edhe këtë detyrë do ta ushtrojë me përkushtim.


Ndryshe, Talat Xhaferi pritet të emërohet për kryeministër më 28 janar dhe do të jetë kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Zgjedhjet e ardhshme kuvendare do të mbahen më 8 maj bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe janë zgjedhjet e para të rregullta pas 17 viteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori