LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane

Xhaferi: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot Komunën e Dibrës për të inspektuar punimet në rrugën Burimi – Ura e Garit dhe rikonstruktimin e SHM “Fusha e Dibrës”. Gjatë vizitës, ai ka dhënë deklaratë për median, duke theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin rajonal.

“Punë kryes, mbikëqyrës të punëve për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës rajonale, Ura e Garit, gjegjësisht Dibër. Sot në saja të aktiviteteve të Qeverisë, gjegjësisht aktivitetet të mija si Kryeministër, në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve të filluara me punë të Qeverisë, jemi sot këtu në këtë pikë të mbikëqyrjes.


Bëhet fjalë për projekt të rrugës rajonale që do të lidh Kërçovën, Dibrën dhe zonën e Rekës së Epërme dhe të Poshtme dhe fshatrat përkatëse, ata që do të ketë rrugëtim Llazaropole si pika më e njohur në nivel të shtetit në kuptim të hapësirës. Është një mundësi për të parë realizimin e rrugëve. Nga mbikëqyrësit morëm informatat e duhura për dinamikën e kryerjes së punëve dhe supozimet e tyre janë edhe siç planifikohen nga fundi i vitit të përmbyllet projekti. Kjo mundëson lehtësim të komunikimit të banorëve që jetojnë në këtë zonë dhe të kenë dalje më të shpejtë në autostradën, gjegjësisht Korridorin 8, për të mundur edhe ekonomia por edhe qytetarët të kenë benefite nga shfrytëzimi i kësaj rruge”, theksoi Xhaferi.

Rruga, e cila ka një gjatësi prej rreth 20 kilometrash dhe një kosto prej mbi 20 milionë eurosh, do të përmirësojë lidhjet rrugore ndërmjet qyteteve dhe do të ndihmojë në rritjen e komunikimit ndërshtetëror. Kryeministri ka theksuar rëndësinë e infrastrukturës për zhvillimin e vendit dhe për integrimin rajonal, duke e vlerësuar projektin si një hap drejt përparimit dhe bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori