LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kuvendit të RMV-së i duhet Rregullore e re

Xhaferi: Kuvendit të RMV-së i duhet Rregullore e re

Është e qartë se Kuvendit i duhet një Rregullore e re, sepse kushdo që të punojë me Rregulloren aktuale, do ta ketë problem, deklaroi sot kryeparlamentari, Talat Xhaferi në takimin me gazetarët.

Xhaferi ka bërë të ditur se për nesër ka thirrur mbledhjen e grupeve parlamentare në lidhje me procesin “Zhan Mone”, i cili mbulon pikërisht punën e Rregullores së Punës. Një takim i tillë sa i përket Rregullores nuk është mbajtur për një kohë të gjatë, për të cilën kishte vërejtje edhe në Raportin e Komisionit Evropian.


Në takimin me gazetarët ai tha se deputetët në kuadër të procesit “Zhan Mone” duhet të rishikojnë nenet e Rregullores duke filluar nga neni 132 e tutje.

Sipas tij, një Rregullore e tillë duhet të miratohet në procedurë të rregullt, në dy lexime dhe me diskutim amendamentues. Xhaferi konsideron se me Rregulloren e re duhet të zgjidhen shumë paqartësi dhe probleme që dalin nga dokumenti aktual i punës së Kuvendit, por duhet të bëhen edhe kufizime, si në miratimin e ligjeve të caktuara, ashtu edhe në zgjedhjet e zyrtarëve të caktuar.

Lidhur me Raportin e KE-së dhe vërejtjet e Bankës Botërore për kohëzgjatjen e miratimit të disa ligjeve, kryetari i Kuvendit ritheksoi se raporti pasqyron punën e Kuvendit dhe se edhe po të donte nuk mund të ndikonte në marrëdhëniet mes aktorëve politikë, duke theksuar për një bisedë janë të nevojshëm dy persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori