LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Përfaqësuesit e nismës “Mjaft më” e cila mbajtidisa protesta për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike sot mbajtën konferencë shtypi në të cilën theksuan citime se kompanitë energjetike duan t’i njollosin aktivitetet e tyre.

Arijanit Xhaferi vlerëson se reagimi qytetar bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.

“Prej më parë ishin bërë përpjekje të ndryshme nga ana e këtyre kompanive që të njolloset vullneti qytetar dhe organizimi i këshillit organizues. Nga burime të brendshme në këto kompani energjetike na vijnë informata se përgatisin skenarë që të humbet besimi i njerëzve në këshillin organizues. Një nga skenarët që ata duan të na atribuojnë është djegia e nënstacioneve në disa qytete të vendit”.


“Kjo bëhet me qëllim që të defokusohet qëllimi ynë i pastër dhe të shkaktohet pakënaqësi te njerëzit nga nisma. Por duhet ta dinë se këto skenarë nuk do të “pinë ujë” te njerëzit, ata bëjnë përpjekje të paraqesin një realitet tjetër të imagjinuar nga ajo që qytetarët e dinë, ndërsa ato janë fakturat e larta nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, theksoi Arijanit Xhaferi.

Kjo nismë sërish të premten paralajmëron marsh protestues, këtë herë nga sheshi i qytetit në Tetovë deri në objektin e kompanisë  energjetike EVN Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori