LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kërkesa e OBRM-PDUKM-së për protokollin për në NATO duhet t’i dërgohet Qeverisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot është deklaruar në lidhje me iniciativën e OBRM-PDUKM-së, që vendi ta ratifikojë protokollin për në NATO para se atë ta bëjë Spanja.

Xhaferi tha se për këtë kompetente është Qeveria, e jo Kuvendi. Sipas tij, vetëm Qeveria është kompetente për iniciativa për marrëveshje ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qeveria, e jo Kuvendi, është kompetente për veprim rreth nismës së grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, për ratifikim të Protokollit për anëtarësim në NATO. Nga aspekti formal një dokument që hyn në Kuvend në procedurë adekuate, është obligim i imi ta shqyrtojë aktin në mënyrë adekuate dhe lidhur me kompetencat, të veproj”.

“Duke pasur parasysh se Kuvendi në bazë të neneve të Rregullores në të cilat thirren deputetët nuk i ka ato kompetenca, konsideroj se është adekuate i njëjti akt, si edhe gjatë të gjitha rasteve të tjera për të cilat Kuvendi nuk është organi kompetent të cilit i referohet problematika, në rastin konkret drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.

Ai theksoi se kërkesa e parashtruar duhet t’i dërgohet Qeverisë si organ kompetent për atë problematikë.

“Sipas neneve të cituara edhe nga Kushtetuta edhe nga Rregullorja, kanë të bëjnë me kompetencat e Qeverisë e cila edhe sipas Kushtetutës është kompetente të inicojë dhe të parashtrojë Propozim-ligj për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare apo cilit do ligj që ratifikohet. Dhe në atë kontekst edhe sipas Rregullores kompetenca e parashtrimit të propozim-ligjit për ratifikim të aktit ndërkombëtar është në kompetenca të Qeverisë dhe askush tjetër nuk mund ta ngritë atë. Kërkesa e deputetëve, si e tillë do t’i dërgohet Qeverisë dhe ata do të vendosin se në çfarë rruge dhe mënyre do të veprojnë lidhur me atë kërkesë”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori