LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Asselborn: Të vazhdohet me hapat pozitiv në integrimet evropiane

Xhaferi-Asselborn: Të vazhdohet me hapat pozitiv në integrimet evropiane

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri sot realizoi takim me ministrin për punë të jashtme të Luksmeburgut, Jean Asselborn, përcjell Telegrafi MAqedoni.

Në këtë takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, Xhaferi i ka theksuar marrëdhëniet e hapura dhe miqësore ndërmjet dy vendeve dhe ka cekur nevojën për intensifikim dhe përforcim të këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Ai poashtu ka shprehur falënderimet drejt ministrit Asselborn për përkrahjen që jep Luksemburgu për Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj euro-atlantike, si dhe për përkrahjen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.


Ministri për punë të jashtme të Luksemburgut, Asselborn, ka shprehur kënaqësinë për takimin e realizuar, duke theksuar se ai ka parë nga afër entuziasmin e Qeverisë së re të Maqedonisë dhe ka shprehur përkrahjen e Luksemburgut për vazhdimin e kësaj rruge pro-evropiane.

Ai poashtu ka përshëndetur Marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë si hap pozitiv i Maqedonisë në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal, që është argument i rëndësishëm për Brukselin dhe BE-në./Telegrafi/